Ballina Artikuj “Thelbi i sunetit: Pasimi i moralit të Pejgamberit, jo formës së jashtme”

“Thelbi i sunetit: Pasimi i moralit të Pejgamberit, jo formës së jashtme”

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

“Pejgamberi (a.s) ka ngrënë me gishta, kryente nevojat e tij dhe udhëtonte me mushkë.

Kështu vepronin njerëzit e asaj kohe, myslimanë dhe jomyslimanë. Kjo ishte mënyra e të jetuarit.

Pasimi i Pejgamberit (a.s) në këto gjëra nuk është prej sunetit, por sunet është ta pasosh atë në ato gjëra që ai dallohej dhe karakterizohej.

Ai dallohej për moralin e bukur ku Allahu (xh.sh) i tha: “Me të vërtetë ti je në një gradë të lartë të moralit”.

Pra, Zoti ynë nuk e ka lavdëruar atë për rrobat, por e ka lavdëruar për moralin e tij dhe ky është fokusimi (referimi) në pasim dhe shëmbëllim.

Esenca e sunetit është ta pasosh Pejgamberin (a.s) në sinqeritetin e tij, në bujari, në trimëri, në durim, në vendosmëri për të vërtetën, në dashurinë e tij për drejtësinë dhe urrejtjen e tij ndaj zullumit.

Ndërsa të lësh gjithë këto gjëra dhe të bësh kiametin për shkurtimin e rrobave dhe të thuash: Pasoj dhe nuk mendoj, ne i themi: Bile, mendo, sepse të menduarit në Islam është më shumë se sa sunet, të menduarit është farz (obligim).

Kur’ani i përshkruan besimtarët e veçantë se ata: “Mendojnë në krijimin e qiejve dhe të tokës” dhe se ata e kuptojnë Kur’anin dhe vështrojnë në çdo gjë, në ndërrimin e natës dhe të ditës, në devetë si janë krijuar, në qiellin si është ngritur, në tokën si është shtrirë, në malet si janë ngulitur dhe ata vështrojnë në veten e tyre si janë krijuar dhe prej çfarë janë krijuar.

Dhe kur përmenden rrobat në Kur’an, Zoti ynë thotë: “Dhe rrobat tuaja pastroji”, pra pastërtia është pika që tërheq vëmendjen!”

_______________________

Dr. Mustafa Mahmud

Exit mobile version