Ballina Artikuj Ti je e pasur…

Ti je e pasur…

Ti je e pasur nëse sot u zgjove shëndosh e mirë derisa dikush nuk bëri gjum aspak nga sëmundja dhe rënkimi.

Ti je e pasur nëse fëmijët e tu dhe gjith familja pushuan qetë, derisa shumë njerëz tërë natën u kujdesën për njeriun e sëmurë.

Ti je e pasur derisa zgjohesh e rrethuar me familjen tënde derisa shumë njerëzve u mungojnë antarë të dashur të familjes.

Ti je e pasur nëse zgjohesh pa halle e probleme të rënda të cilat nuk tejkalohen lehtë.

Falendero Zotin që je kaq e pasur, mos u anko për gjëra të kota, buzëqeshi lindjes së diellit sepse shumë njerëz sot nuk e panë diellin me sy!

Emine Bajrami

Exit mobile version