Ballina Kuzhinë Tiramisù me limon për t’u freskuar këto ditë të nxehta

Tiramisù me limon për t’u freskuar këto ditë të nxehta

Se kur jeta na jep limon ne gjeja e pare fare bejme tiramisu me limon ☺️

Dhe nuk u zhgenjeva pasi na pelqeu shume shija e fresket qe i jepte limoni ☺️

Perberesit per kete receteni gjeni ne cdo market KMY @kmyonline si gjithmone ☺️

Per kremin e limonit:

  • 1 gote sheqer
  • Lekura e 2 limoneve
  • Lengu i 3 limoneve
  • 2 veze te plota
  • 1 e verdhe veze
  • 1 lc niseshte e tretur ne uje

Per kremin:

  • 500 gr mascarpone
  • 200 ml pana
  • 2-3 lgj nga kremi limonit
  • 200 gr bisokta savoiardi

Fillimisht pergatisim kremin e limonit, ne nne tenxhere hedhim sheqerin, lekuren e 2 limoneve, lengun e limoneve dhe vezet, i vendosim ne zjarr duke i perzier mire me rrahesin e vezeve, kur eshte ngrohur masa shtojme dhe niseshtene e tretur ne uje, e lejme deri sa kremi trashet pak dhe me pas e heqim dhe e lejme menjane te ftohet.

Per kremin e mascarpones thjeshte rrahim pak bashke mascarponen me panen per embelsira, shtojme dhe 2-3 lgj krem limoni dhe e kemi gati ☺️

Per te lagur biskotat une kam perdor qumesht.

Pra i lagim biskotat me qumesht dhe i rendisim ne tave, siper shtreses se pare vendosim gjysmen e kremit, me pas gjysmen tjeter te biskotave dhe kremin.

I shtojme siper kremin e limonit dhe e lejme ne frigorifer te mbuluar me qese kuzhine perreth 2-3 ore para se ta konsumojme.

Exit mobile version