Ballina Sport Futboll Trajneri i Norvegjisë ishte i vdekur klinikisht, familja po mendonte edhe për...

Trajneri i Norvegjisë ishte i vdekur klinikisht, familja po mendonte edhe për funeralin

Kombëtarja e Norvegjisë është një nga surprizat më të mëdha të Kupës së Botës të këtij viti.

Pas fitores kundër Brazilit, ata hynë në tetë ekipet më të mira në Kupën e Botës.

Megjithatë, pak njerëz e dinë se çfarë lloj historie fshihet pas trajnerit të kësaj skuadre kombëtare, Stale Solbakken.

Ai u largua nga kjo botë për shtatë minuta.

Solbakken ishte klinikisht i vdekur në atë kohë, kur ishte në stërvitje në Copenhagen pasi pësoi një atak në zemër.

Ai ishte 33-vjeç kur zemra i ndaloi për pak kohë më 13 mars 2001. Shokët e tij të ekipit thirrën mjekun e ekipit Frank Edgardo në veprim dhe një ambulancë mbërriti tetë minuta më vonë.

“Ai ishte klinikisht i vdekur. Është çudi që është ende gjallë. Zemra e tij pushoi së rrahuri”, tha mjeku i klubit Frank Edgard.

Stolbaken u vendos më pas në aparatura për mbështetjen e zemrës në spital dhe ishte pa ndjenja për 26 orët e ardhshme. Situata ishte aq dramatike sa përfaqësuesit e klubit shkuan te gruaja e tij.

Pastaj u zbulua se Stale Solbakken kishte lindur me një defekt në zemër, por operacioni ishte i suksesshëm dhe mjekët arritën të vendosnin një stimulues kardiak dhe Solbakken u shërua ngadalë por me siguri.

“Ishte vërtet dramatike, por ishte më keq për familjen time sesa për mua, sepse nuk ndjeva asgjë. Është sikur dikush sapo e fiku dritën. Prindërit e mi fluturuan menjëherë për në Danimarkë. Më thanë se nëna ime kishte filluar tashmë të planifikonte funeralin në aeroplan. Ata ishin të shqetësuar nëse do të mbijetoja”, tha Solbakken

Gjatë karrierës së tij si trajner, Stale Solbaken drejtoi më pas ekipet e Hamamkameratene, Copenhagen, Cologne, Ëolverhampton, pastaj përsëri Copenhagen, përpara se të ulej në stolin e Norvegjisë në vitin 2020. Tani ai po shkruan një histori të re me të.

Exit mobile version