Ballina Jeta Shëndetësi Trashëkofsha pule me hudhër, limon dhe trumzë

Trashëkofsha pule me hudhër, limon dhe trumzë

Përbërësit:

  • trashëkofsha pule (ose çfarëdo pjese tjetër),
  • 1 qepë e thatë,
  • 4 thelbinj hudhër (dhe gjysmën e një koke hudhre e vendosim ashtu siç është),
  • 1limon (lëngun dhe pak lëkurë),
  • trumzë të thatë dhe disa degë të njoma,
  • piper të zi të sapo bluar, paprika,
  • 1 lugë gjalpë plus pak vaj ulliri,
  • lëng pule dhe kripë.

Përgatitja:

Pasi e kemi larë mishin i thajmë mirë lagështirën, e marinojmë me erëza të thata dhe do i japim një pjekje sa të marë ngjyrë me gjalpin. Largojmë mishin, pastrojmë tavën dhe shtojmë vaj ulliri, qepën e grirë shumë imët, hudhrat e shtypura dhe rikthejmë mishin në tavë . Nuk do ta lëmë të skuqen por i shtojmë lëngun e një limoni dhe pak nga lëkura dhe trumzën. E lëmë disa minuta sa mishi të përthithë aromat dhe e mbulojmë me lëng pule ose ujë. Mbyllim mirë tavën mos ti dalë fare avulli gjatë zierjes dhe e lëmë deri sa salca të mpikset dhe mishi ka zier mirë. Mund ta vendosni 3 minuta në furrë në procesin grillë nëse e dëshironi mishin të pjekur fort.

Exit mobile version