Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Treni del nga shinat në Uashington, ka viktima

Treni del nga shinat në Uashington, ka viktima

Disa të vdekur dhe shumë të plagosur raportohen pasi një tren i shpejtësisë së lartë “Amtrak” ka dalë nga shinat në mesin e udhëtimit të tij mes Seattle dhe Portland.

Treni 501 po shkonte drejt jugut, kur papritmas doli nga shinat në një udhëkryq mbi urë, në DuPont të Uashingtonit rreth orës 7 e 40 të mëngjesit, me atë lokale, duke rënë mbi një makine tjetër.

Kompania “Amtrak” konfirmoi se njëri prej trenave të tij është përfshirë në incident, por nuk dha detaje të mëtejshme. Kjo ishte dita e parë e shërbimit të ri të shpejtësisë së lartë “Cascade”.

“Jemi në dijeni të incidentit me trenin 501 të kompanisë sonë”, shkroi në “Twitter” operatori i kësaj linjeje. “Do t’iu njoftojmë sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të sigurojmë detaje”.

Pikërisht përpara urës ka një kthesë të fortë të trasesë, e besohet se aty treni po ecte me një shpejtësi rreth 128 km në orë.

Në bordin e trenit ishin 70 pasagjerë, ndërsa kapaciteti i tij është 250 të tillë. Zyrtarë të forcave ligjzbatuese thanë se ka edhe viktima, por nuk japin për momentin shifra.

Në vendngjarje shkuan ekipet e emergjencave.

Exit mobile version