Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tronditëse: Dy mësuese tërheqin zvarrë fëmijën me autizëm, nëna publikon pamjet

Tronditëse: Dy mësuese tërheqin zvarrë fëmijën me autizëm, nëna publikon pamjet

Disa pamje tronditëse janë publikuar së fundmi nga mediat angleze, ku shfaqet një mësuese dhe një ndihmës-mësuese teksa tërheqin zvarrë në korridoret e shkollës një fëmijë me autizëm. “Daily Mail” raporton se pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në shkollën që ndodhet në Crestline, Ohio.

Ka qenë nëna e të miturit të dëmtuar që ka publikuar pamjet e rënda të të birit Corbin Kemele, teksa keqtrajtohet në oborrin e shkollës. Videoja është shpërndarë nga nëna McKean në rrjetet sociale, duke marrë mijëra shikime dhe reagime nga përdorues të ndryshëm.

“Ishte e gabuar mënyra se si u trajtua djali im”, citohet të ketë thënë McKean për mediat e huaja, duke lejuar gjithashtu që pamjet të shfaqen edhe në rrjetet televizive. Pas publikimit të videos mësueset janë pushuar nga puna, ndërkohë që priten masa të tjera disiplinore ndaj tyre.

Exit mobile version