Ballina Lajmet Rajon dhe Botë TRT World do të hedhë dritë mbi dramën dhe torturën ndaj grave...

TRT World do të hedhë dritë mbi dramën dhe torturën ndaj grave siriane me anë të dokumentarit

Filmi serik dokumentar fitues i çmimeve i TRT World “Off the Grid”, do të shfaqet para audiencës me episodin e titulluar “Gratë e Burgosura të Sirisë: Tortura e Mbijetuar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së bërë nga TRT, thuhet se platforma ndërkombëtare e lajmeve e Turqisë, TRT World, vazhdon të shfaq historitë e njerëzve të shtypur në kushte të vështira jetese në mbarë botën.

Filmi serik dokumentar fitues i çmimeve “Off the Grid”, mori në qendër të vëmendjes torturën dhe dramën që ndodh në burgjet siriane.

Në dokumentarin e titulluar “Gratë e Burgosura të Sirisë: Tortura e Mbijetuar” përgatitur enkas për 10 vjetorin e luftës së brendshme në Siri, përpunohet historia e çlirimit të grave të torturuar ne burgjet e Bashar Al-Assadit dhe jeta e re e këtyre grave.

Duke folur për TRT World, deklaratat e grave zbulojnë se si lufta ka errësuar miliona jetë.

Dokumentari do të shfaqet në TRT World më 5 maj të mërkurën në ora 15.30.

“Sjellim vuajtjet e njerëzve sirianë në ekrane”

Drejtori i Lajmeve i TRT World, Erman Yüksel, duke theksuar se TRT World ka bartur vuajtjet e popullit sirian në ekrane për shumë vite, në përputhje me kuptimin që vendos njeriun në qendër të lajmeve, tha se “Me këtë dokumentar që e kemi bërë me rastin e 10-vjetorit të dramës së madhe në Siri, hedhim dritë mbi historinë plotë tortura dhe persekutime të grave të vendit si dhe luftën e tyre për të mbijetuar”.

“Në një qeli prej 9 metra katrorësh qëndronim 32 persona”

Një nga gratë e torturuara në burgjet e Sirisë, Lola Agha, tha se ajo që ka përjetuar dhe dëshmuar ishte e ngjashme me një film horror.

Ajo tregon se në burg është detyruar të qëndrojë në majë të këmbëve duke u lidhur në mur nga nyjet. “Në një qeli prej 9 metra katrorësh qëndronim 32 persona. Vetëm 3 herë në ditë në kohë të caktuar na lejohej të shkojmë në nevojtore. Shumicën e rasteve detyroheshim që nevojën për tualet ta kryenim në qeli”, u shpreh ajo.

Lola më tej tregon se për të krijuar një jetë të re ka vendosur që me fëmijët e saj të shkojë në Turqi, duke treguar se fëmijët e saj janë bërë shumë të lumtur kur kanë parë drita në anën e Turqisë. /aa

 

Exit mobile version