Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trudeau viziton Irpinin në Ukrainë

Trudeau viziton Irpinin në Ukrainë

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në qytetin ukrainas të Irpinit, i cili ishte nën bombardime të rënda në fillim të pushtimit dhe u pushtua përkohësisht nga forca ruse.

Duke shkruar në Telegram, kryebashkiaku lokal, Oleksandr Markushyn, tha se Trudeau erdhi “për të parë me sytë e tij të gjithë tmerrin që pushtuesit rusë i kanë shkaktuar qytetit tonë”.

Kanadaja është një nga 12 anëtarët themelues të NATO-s në vitin 1949. Ajo ka zotuar mbi 118 milionë dollarë pajisje ushtarake për të mbështetur Ukrainën që nga fillimi i këtij viti, sipas qeverisë atje. /koha

Exit mobile version