Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin me një përgjigje shumë më të ashpër ushtarake nëse Teherani ndalon rrjedhën e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Trump deklaroi se nëse Irani ndërmerr ndonjë veprim që pengon kalimin e naftës në këtë ngushticë, Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin “njëzet herë më fort” se deri më tani.
Ai shtoi se SHBA mund të shkatërrojë objektiva që, sipas tij, do ta bënin “praktikisht të pamundur rindërtimin e Iranit si shtet”.
“Vdekje, zjarr dhe tërbim do të bien mbi ta”, shkroi Trump, duke shtuar se shpreson që një përshkallëzim i tillë të mos ndodhë. /mesazhi
