Ballina Lajmet Rajon dhe Botë ISIS merr pergjegjesine per sulmin ne Turqi, tetë të arrestuar për sulmin...

ISIS merr pergjegjesine per sulmin ne Turqi, tetë të arrestuar për sulmin terrorist

Policia turke ka arrestuar sot tetë të dyshuar për sulmin terrorist në një klub nate në Stamboll, i cili vrau 39 persona natën e Vitit të Ri.

Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se dhjetëra njerëz janë arrestuar javën e kaluar për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste ISIS, njofton e përditshmja turke Daily Sabah.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, ministria tha se 147 persona u arrestuan pasi autoritetet thanë se “kanë qenë në kontakt me organizatën terroriste ISIS”.

Autori i sulmit terrorist është ende i lirë dhe policia është duke zhvilluar një kërkim të gjerë në mbarë vendin për ta gjetur atë.

Terroristët e ISIS sot kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. /MESAZHI/

Exit mobile version