Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia dhe Katari marrëveshje për shitje të 10 për qind të aksioneve...

Turqia dhe Katari marrëveshje për shitje të 10 për qind të aksioneve të Borsa Istanbul

Turqia dhe Katari sot firmosën një memorandum mirëkuptimi për të finalizuar shitjen e 10 për qind të aksioneve të bursës turke Borsa Istanbul, raporton Anadolu Agency (AA).

Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua nga Zafer Sönmez, shefi ekzekutiv i Fondit të Pasurisë së Turqisë, dhe Mansoor bin Ebrahim Al-Mahmoud, shefi ekzekutiv i Autoritetit të Investimeve të Katarit, në pallatin presidencial në Ankara.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mirëpriti emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani në takimin e Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar në kryeqytetin turk.

Fondi i Pasurisë i Turqisë është aksioneri më i madh i Borsa Istanbul me 90,6 për qind. Pas shitjes, fondi do të vazhdojë të mbajë 80,6 për qind të aksioneve.

Autoriteti i Investimeve i Katarit është fondi sovran i pasurisë së shtetit të Gjirit.

Ankaraja dhe Doha gëzojnë marrëdhënie të forta, veçanërisht që nga bllokada e vitit 2017 ndaj këtij vendi nga ana e Arabisë Saudite disa vendeve të tjera arabe.

Dy vendet kanë forcuar lidhjet ushtarake dhe ekonomike në vitet e fundit.

Exit mobile version