Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia: NATO neutralizoi një municion balistik të shkrepur nga Irani në hapësirën...

Turqia: NATO neutralizoi një municion balistik të shkrepur nga Irani në hapësirën ajrore turke

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë tha sot se një municion balistik i lëshuar nga Irani, i cili hyri në hapësirën ajrore turke, është “neutralizuar nga mjetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të dislokuara në Mesdheun Lindor”, transmeton Anadolu.

“Të gjitha masat e nevojshme po ndërmerren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë. Po zhvillohen konsultime me vendin përkatës për të sqaruar të gjitha aspektet e incidentit”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Ministrisë.

“Të gjitha zhvillimet në rajon po monitorohen dhe vlerësohen nga afër, duke pasur si përparësi kryesore sigurinë kombëtare”, thuhet më tej në deklaratë.

Exit mobile version