Turqia ka dislokuar gjashtë avionë luftarakë F-16 dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Republikën Turke të Qiprosë , sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministria turke e Mbrojtjes tha se vendosja e këtyre forcave është bërë “në dritën e zhvillimeve të fundit në rajonin tonë”.
Në deklaratë theksohet se Ankaraja do të vazhdojë të marrë masa shtesë nëse situata në rajon e kërkon.
“Masat shtesë do të vazhdojnë të ndërmerren në bazë të zhvillimeve të mëtejshme, nëse konsiderohet e nevojshme,” thuhet në reagimin e ministrisë.
Qiproja mbetet e ndarë që nga viti 1974 dhe Turqia është i vetmi vend që njeh zyrtarisht entitetin e vetëshpallur në veri të ishullit. Vendosja e avionëve luftarakë dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore pritet të rrisë vëmendjen ndaj zhvillimeve të sigurisë në rajonin e Mesdheut Lindor. /mesazhi
