Ballina Jeta Shëndetësi Udhëzime të reja për shëndetin e zemrës, ja se çfarë duhet të...

Udhëzime të reja për shëndetin e zemrës, ja se çfarë duhet të dini

Mbajtja e një zemre të shëndetshme është një sfidë për shumë njerëz. Kërkon përkushtim ndaj një regjimi stërvitor, të hani ushqim të shëndetshëm dhe të qëndroni në kontakt me mjekun tuaj për faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare (kolesteroli i lartë, presioni i lartë i gjakut, diabeti, pirja e duhanit dhe më shumë se kaq.

Për herë të parë, gjumi përfshihet në udhëzimet për shëndetin e zemrës sepse është “jetik për shëndetin kardiovaskular”, sipas AHA. Të rriturit duhet të flenë shtatë deri në nëntë orë çdo natë për të pasur një sistem imunitar optimal, për restaurimin e qelizave, enëve të gjakut dhe indeve, për të përmirësuar funksionin e trurit dhe për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kronike.

Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një mënyrë e rëndësishme për të ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, por tani udhëzimet përfshijnë në mënyrë eksplicite rreziqet e tymit të cigares normale dhe asaj elektronike.

Sipas AHA, “rreth një e treta e fëmijëve të SHBA-ve të moshës 3-11 vjeç janë të ekspozuar ndaj cigareve elektronike” dhe të dyja janë të lidhura me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës dhe llojeve të caktuara të kancerit.

Përtej lënies së duhanit dhe gjumit të mirë, udhëzimet që janë provuar se ndihmojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës janë:

Ushqimet e mira

Mbajtja e një diete që përbëhet nga proteina pa yndyrë (si mishi i pulës dhe gjelit të detit), fruta, perime, arra dhe më shumë. Udhëzimet theksuan gjithashtu se një dietë mesdhetare (një dietë e pasur me perime, fasule, peshk dhe fruta) është e mirë për reduktimin e sëmundjeve të zemrës.

Të jesh aktiv

 AHA thotë se të rriturit duhet të bëjnë të paktën 75 minuta ushtrime të forta (si vrapimi ose noti) ose 2,5 orë stërvitje të moderuar (si kopshtari ose ecja e shpejtë) çdo javë.

Kujdesi për peshën tuaj

Mbajtja e peshës suaj është e rëndësishme sepse mbipesha është një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.

Monitorimi i kolesterolit

Të kesh kolesterol të lartë, veçanërisht lipoproteina me densitet të lartë, mund të shkaktojë goditje në tru, sëmundje të zemrës dhe më shumë.

Kujdesi për sheqerin në gjak

 Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë dëmtim të zemrës dhe veshkave.

Exit mobile version