Ballina Jeta Shëndetësi Uji: Efektet mendore të dehidratimit

Uji: Efektet mendore të dehidratimit

Ndiheni keq? Pini më shumë ujë! Kjo këshillë mund të tingëllojë po aq… bezdisëse sa “thjesht merrni frymë” kur jeni të mërzitur, por ka prova shkencore që sugjerojnë se edhe dehidratimi i lehtë ka efekte psikologjike.

Në mënyrë specifike, një studim spanjoll që përfshinte 65 studente femra gjeti një korrelacion midis dehidratimit të lehtë dhe stresit.

Sipas studimit:

Më shumë se 90% e pjesëmarrësve nuk pinë ujë të mjaftueshëm për të zëvendësuar sasinë që humbën gjatë ditës. Gratë me stres të rëndë kishin një bilanc më të ulët të ujit, gjë që tregon një korrelacion midis dehidratimit dhe stresit.

Një tjetër studim iranian me mbi 3,000 pjesëmarrës gjeti përsëri një korrelacion midis konsumit të ulët të ujit dhe rritjes së shkallës së ankthit dhe depresionit.

Pini më shumë ujë

Pirja e ujit gjatë gjithë ditës është një strategji e thjeshtë për t’u përballur me streset e jetës së përditshme.

Provoni:

-Pini një gotë ujë sapo të zgjoheni.

-Pini ujë me çdo vakt.

-Pini ujë kur bëni ushtrime.

-Përfshini ushqime me përmbajtje të lartë uji, siç janë shalqiri dhe kastravecat, në dietën tuaj.

-Zvogëloni marrjen e kafeinës. Kafeina vepron si diuretik dhe rrit humbjen e ujit nga trupi. Përveç reduktimit të konsumit të saj, mund të pimë një gotë ujë pas kafesë.

Exit mobile version