Ballina Jeta Shëndetësi Uji me klor sjell sëmundje kancerogjene, dëme nervore, dëmton shikimin

Uji me klor sjell sëmundje kancerogjene, dëme nervore, dëmton shikimin

Bilbil Daci, studiues për pastrimin dhe furnizimin me ujë, në një emision tregoi se klori i tepërt në ujë është shkaktar për sëmundje kancerogjene, dëme nervore dhe probleme të shikimit.

Daci ka thënë problemi më i madh është se dëmton shikimin ende pa lindur foshnja, nëse nënëna e konsumon këtë ujë.

“Dëmet që sjell mbidoza e klorit në ujë janë të shumta që nga sëmundje kancerogjene, të sistemit imunitar, shikimin, sistemin nervor. Problemi më i tmerrshëm është që e dëmton shikimin që pa lindur, nëse nëna e konsumon, sidomos nëpërmjet gatimit.

Efektin më të ashpër klori e ka kur e gatuan. Mbidoza e klorit kalon nga një formë në një formë tjetër kimike më e fortë, pasi kur kalon në temperaturë bëhet akoma më i dëmshëm, bëhet me toksike se vetë lënda kimike e hedhur në ujë”, tha studiuesi.

Exit mobile version