Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF, ka deklaruar se veprimet e Izraelit në Gaza përbëjnë një “luftë kundër fëmijëve”, ndërsa mungesa e ushqimit dhe ndihmave po godet më së shumti të vegjlit.
Zëdhënësi global i UNICEF-it, James Elder, ka vizituar Spitalin al-Shifa në pjesën veriore të Gazës për të vlerësuar dëmet dhe nevojat urgjente mjekësore për trajtimin e të plagosurve, sidomos fëmijëve.
