Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ush’tarët iz’raelitë arrestuan 20 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor

Ush’tarët iz’raelitë arrestuan 20 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 20 palestinezë të tjerë në 24 orët e fundit gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, u tha se ushtarët izraelitë vazhduan bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor.

Raportohet se ushtria izraelite ka arrestuar të paktën 20 palestinezë të tjerë në qytetet e Bregut Perëndimor, Ramallah, Betlehem, Khalil, Tulkarim dhe Nablus në 24 orët e fundit.

Mësohet se mes të arrestuarve ka edhe persona të liruar më parë. Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori është rritur në 9.690.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Exit mobile version