Ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 20 palestinezë të tjerë në 24 orët e fundit gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, u tha se ushtarët izraelitë vazhduan bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor.
Raportohet se ushtria izraelite ka arrestuar të paktën 20 palestinezë të tjerë në qytetet e Bregut Perëndimor, Ramallah, Betlehem, Khalil, Tulkarim dhe Nablus në 24 orët e fundit.
Mësohet se mes të arrestuarve ka edhe persona të liruar më parë. Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori është rritur në 9.690.
Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.




