Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria izraelite arrestoi 36 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arrestoi 36 palestinezë në Bregun Perëndimor

OJQ-ja Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS) në një deklaratë tha se arrestimet kishin në shënjestër qytetarë nga qytetet e Bregut Perëndimor të Jeninit verior, Kudsin qendror, Ramallah dhe Al-Halilit jugor

Forcat e ushtrisë izraelite arrestuan 36 palestinezë në bastisjet gjatë natës në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, raporto Anadolu Agency (AA).

OJQ-ja Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS) në një deklaratë tha se arrestimet kishin në shënjestër qytetarë nga qytetet e Bregut Perëndimor të Jeninit verior, Kudsin qendror, Ramallah dhe Al-Halilit jugor.

Zakonisht, forcat izraelite bastisin qytete dhe qyteza në Bregun Perëndimor për të arrestuar palestinezët me pretekstin se kërkohen nga forcat izraelite.

OJQ-të palestineze vlerësojnë se ka rreth 4.650 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, duke përfshirë të paktën 160 të mitur dhe 34 gra të burgosura. /aa

Exit mobile version