OJQ-ja Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS) në një deklaratë tha se arrestimet kishin në shënjestër qytetarë nga qytetet e Bregut Perëndimor të Jeninit verior, Kudsin qendror, Ramallah dhe Al-Halilit jugor
Forcat e ushtrisë izraelite arrestuan 36 palestinezë në bastisjet gjatë natës në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, raporto Anadolu Agency (AA).
OJQ-ja Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS) në një deklaratë tha se arrestimet kishin në shënjestër qytetarë nga qytetet e Bregut Perëndimor të Jeninit verior, Kudsin qendror, Ramallah dhe Al-Halilit jugor.
Zakonisht, forcat izraelite bastisin qytete dhe qyteza në Bregun Perëndimor për të arrestuar palestinezët me pretekstin se kërkohen nga forcat izraelite.
OJQ-të palestineze vlerësojnë se ka rreth 4.650 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, duke përfshirë të paktën 160 të mitur dhe 34 gra të burgosura. /aa








