Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria izraelite: Një tjetër ushtar vritet dhe dy plagosen rëndë në luftimet...

Ushtria izraelite: Një tjetër ushtar vritet dhe dy plagosen rëndë në luftimet në jug të Gazës

Ushtria izraelite njoftoi herët në mëngjes se një ushtar tjetër rezervist u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë në betejë në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Ushtari i vrarë u identifikua nga ushtria izraelite si rreshteri i klasit të parë Nitzan Schessler, 21 vjeç, i Batalionit 7155 i Brigadës 55 të ushtrisë izraelite.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se një ushtar u plagos rëndë në betejën ku u vra Schessler dhe një tjetër ushtar nga Batalioni 603 i Korpusit të Inxhinierisë Luftarake u plagos rëndë në një incident tjetër në jug të Gazës.

Po ashtu u raportua se 189 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i sulmit tokësor më 27 tetor.

Megjithatë, numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë izraelit që nga nisja e ofensivës izraelite në Gaza më 7 tetor është rritur në 523.

Izraeli kreu sulme të pamëshirshme në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i grupit palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 24.100 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 60.834 të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë sipas shifrave zyrtare.

Exit mobile version