Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vajza muslimane në Kanada tmerrohet nga sulmuesi me gërshërë

Vajza muslimane në Kanada tmerrohet nga sulmuesi me gërshërë

Policia në Toronto po heton një krim islamofobik, ku një vajzë muslimane 11 vjeçare u sulmua nga një burrë, i cili u përpoq t’ia heqë asaj shaminë teksa po shkonte në shkollë.

Nxënësja e klasës së gjashtë, Khawlah Noman, ishte duke ecur rrugës me vëllanë e saj më të vogël pranë Shkollës Publike Pauline Johnson në qytetin kanadez të Torontos, kur një burrë që mbante gërshërë i shkoi nga prapa me gërshërë  dhe filloi të priste shaminë e saj.

Vajza u kthye dhe bërtiti, duke e detyruar të dyshuarin të ikte. Por pak pas sulmit të parë, i njëjti njeri u kthye dhe “vazhdoi të priste” shaminë saj.

“U ndjeva me të vërtetë e frikësuar dhe e hutuar sepse nuk e dija se cfarë po ndodhë”, tha Noman.

 

Policia e ka përshkruar të dyshuarin si një burrë aziatik rreth te 20-at. /MESAZHI/

Exit mobile version