Policia në Toronto po heton një krim islamofobik, ku një vajzë muslimane 11 vjeçare u sulmua nga një burrë, i cili u përpoq t’ia heqë asaj shaminë teksa po shkonte në shkollë.
Nxënësja e klasës së gjashtë, Khawlah Noman, ishte duke ecur rrugës me vëllanë e saj më të vogël pranë Shkollës Publike Pauline Johnson në qytetin kanadez të Torontos, kur një burrë që mbante gërshërë i shkoi nga prapa me gërshërë dhe filloi të priste shaminë e saj.
Vajza u kthye dhe bërtiti, duke e detyruar të dyshuarin të ikte. Por pak pas sulmit të parë, i njëjti njeri u kthye dhe “vazhdoi të priste” shaminë saj.
“U ndjeva me të vërtetë e frikësuar dhe e hutuar sepse nuk e dija se cfarë po ndodhë”, tha Noman.
Policia e ka përshkruar të dyshuarin si një burrë aziatik rreth te 20-at. /MESAZHI/



