Ballina Jeta Shëndetësi Vaksina e Pfizer kundër coronavirusit, rezultoi 90 për qind efektive

Vaksina e Pfizer kundër coronavirusit, rezultoi 90 për qind efektive

Vaksina e Pfizer dhe BioNTech kundër coronavirusit, ka rezultuar 90 për qind efektive në rezultatet e para përkatësisht tek testimi në shkallë të gjerë.

Analiza e rezultateve tregon një performancë shumë më të mirë nga se kishin shpresuar shumica e ekspertëve.

Në përgjithsi ekspertët e huaj kishin vlerësuar se një vaksinë mund të rezultojë efektive me 80 për qind, transmeton Telegrafi.

Lajmin e bëri të ditur vetë kompania amerikane, derisa thotë se nuk ka efekte anësore serioze.

“Sot është një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe njerëzimin. Grupi i parë i rezultateve nga testimi i gjerë ofron provat fillestare të aftësisë së vaksinës tonë për të parandaluar coronavirusin”, ka thënë Albert Bourla, kryetari dhe shefi ekzekutiv i Pfizer.

“Ne jemi duke arritur këtë moment historic në programin tonë të zhvillimit të vaksinave në një kohë kur bota ka më shumë nevojë për të”, u shpreh ai.

Exit mobile version