Ballina Sport Futboll Valencia ndal Real Madridin

Valencia ndal Real Madridin

Skuadra e Valenacias ka mposhtur Real Madridin në “Mestalla”.

Ekipi i trajnerit spanjoll, Voro arriti që ta mposht skuadrën më në formë në Spanjë, Real Madridin me rezultat 2-1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Simone Zazas i cili shënoi në minutën e 4-të, por pas pesë minutave ekipi i Valencias dyfishoi epërsinë me golin e Orellana.

Krejt cka mundi të bënte Madridi, ishte goli i vetëm i shënuar nga ylli portugez, Cristiano Ronaldo në fund të pjesës së parë.

Pjesa e dytë u zhvillua në anën e Valencias të cilët arritën të shpëtonin për mrekulli sulmeve të njëpasnjëshme të madrilenëve.

Me këtë humbje, Reali vetëm sa e rihap garën për titullin e La Ligas, ku në 22 xhiro ka 52 pikë, një më shumë se Barcelona.

Exit mobile version