Qendër mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, ka arritur një sukses shumë të madh në karrierën e tij.
Në mbrëmjen e madhe që po zhvillohet në Monaco, e cila ka filluar nga ora 18:00, Van Dijk ka pranuar një çmim shumë të rëndësishëm individual.
Holandezi ishte i nominuar për lojtarin e vitit nga UEFA, krahë Lionel Messi e Cristiano Ronaldo dhe triumfoi në këtë garë, shkruan lajmi.net.
Van Dijk ishte fitues i Ligës së Kampionëve me skuadrën e Liverpool, si dhe pati ndeshje mjaft të mira edhe në Ligën e Kombeve.
Gjiganti i mbrojtjes holandeze do të jetë në garë edhe për ‘Topin e Artë’.