Ballina Artikuj Vartësit dhe heretikët

Vartësit dhe heretikët

Alija Izetbegoviq (r.a)

Ka një lloj njerëzish që adhurojnë pushtetin e fortë, dëshirojnë të jenë të shtrënguar, i mrekullon rendi, ai i jashtmi, siç është në ushtri, “ku dihet kush komandon e kush dëgjon”.

Vartësit dëshirojnë të ketë pushtet, kurse pushteti dëshiron të ketë vartës. Ata shkojnë së bashku si pjesë të një tërësie. Po s’pati autoritet, vartësit e shpikin.

Në anën tjetër qëndron një lloj i pafat, i mallkuar njerëzish që kundërshton vazhdimisht për diçka, që kërkon vazhdimisht diçka të re. Ai për bukë flet më pak, kurse për liri më shumë, më pak për rendin dhe qetësinë, kurse më shumë për personalitetin e njeriut. Ai nuk pranon që perandori ta paguante, përkundrazi – pohon se ai edhe perandorin e mban.

—–

Alija Izetbegoviq (Rahmet i pastë shpirti)

Hoxhë Vladimir Kera

Exit mobile version