Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vazhdojnë protestat në Gaza, të rejat e fundit

Vazhdojnë protestat në Gaza, të rejat e fundit

Palestinezët në Rripin e Gazës po vazhdojnë të protestojnë për të premten e shtatë rresht,  si pjesë e lëvizjes së “Marshit të Madh të Kthimit”.

Tubimet janë pjesë e një proteste gjashtë javore që do të kulmojnë më 15 maj për të shënuar atë që palestinezët i referohen si “Nakba” ose “katastrofa” – e cila shenon themelimin e Izraelit në vitin 1948, kur 750,000 arabë u larguan me forcë nga Palestina.

Që nga protestat e filluara më 30 mars, të paktën 48 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite dhe më shumë se 8,500 janë plagosur.

Protestuesit po kërkojnë të drejtën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre të kapura nga Izraeli në vitin 1948.

Exit mobile version