Palestinezët në Rripin e Gazës po vazhdojnë të protestojnë për të premten e shtatë rresht, si pjesë e lëvizjes së “Marshit të Madh të Kthimit”.
Tubimet janë pjesë e një proteste gjashtë javore që do të kulmojnë më 15 maj për të shënuar atë që palestinezët i referohen si “Nakba” ose “katastrofa” – e cila shenon themelimin e Izraelit në vitin 1948, kur 750,000 arabë u larguan me forcë nga Palestina.
Që nga protestat e filluara më 30 mars, të paktën 48 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite dhe më shumë se 8,500 janë plagosur.
Protestuesit po kërkojnë të drejtën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre të kapura nga Izraeli në vitin 1948.





