Ballina Lajmet Kosovë Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Podujevë

Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Podujevë

Ka ndërruar jetë Miradije Gashi, gruaja që u plagos nga vajza e kunatit të saj në Majac të Podujevës. Lajmin e ka dhënë një familjar në kushte anonimiteti.

“Plagët e saj kanë qenë të mëdha dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Jemi të tronditur si familje” ka thënë burimi.

Ardita Gashi dyshohet se ka vrarë Ilaz Brahimin, ka qëlluar gruan e axhës Miradijen dhe më pas edhe veten.

Ardita Gashi po trajtohet në QKUK dhe gjendja e saj raportohet të jetë e rëndë.

Exit mobile version