Ka ndërruar jetë Miradije Gashi, gruaja që u plagos nga vajza e kunatit të saj në Majac të Podujevës. Lajmin e ka dhënë një familjar në kushte anonimiteti.
“Plagët e saj kanë qenë të mëdha dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Jemi të tronditur si familje” ka thënë burimi.
Ardita Gashi dyshohet se ka vrarë Ilaz Brahimin, ka qëlluar gruan e axhës Miradijen dhe më pas edhe veten.
Ardita Gashi po trajtohet në QKUK dhe gjendja e saj raportohet të jetë e rëndë.








