Ballina Lajmet Kosovë Vdes një person dhe lëndohen tre të tjerë në një aksident trafiku...

Vdes një person dhe lëndohen tre të tjerë në një aksident trafiku në Gjilan

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Uglar të Komunës së Gjilanit.

Në veturë ishin katër persona, të cilët si pasojë e lëndime të rënda janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.Nga hetimet e para është mësuar se njëra nga pasagjerët femër shtetas e Shqipërisë ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti.

Nga Policia e Kosovës është theksuar se për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

“Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”.

Ndryshe sipas raportimeve të para dyshohet se vetura në fjalë ka rënë në lumin ‘Morava’ që gjendet në këtë pjesë të Gjilanit.

Exit mobile version