Ballina Artikuj Vetëkënaqësia me dijen sipërfaqësore dhe shmangia nga dijetarët e mëdhenjë

Vetëkënaqësia me dijen sipërfaqësore dhe shmangia nga dijetarët e mëdhenjë

Prof. Driton Arifi

Kurrë më shumë se tani nuk kemi parë myslimanë që ndihen të plotësuar në dije edhe devocion dhe që nuk ndiejnë nevojën fare ta pasojnë apo t’iu referohen mësimeve të ndonjë dijetari të mëhershëm.
Kështu është çështja, ngase secili njeri para se t’i jep të drejtën vetvetës të flasë në emër të fesë natyrisht pa dije, ai paraprakisht duhet të mendojë se dijetarët e mëhershëm nuk kanë ditur mjaftueshëm, kanë gabuar shpesh dhe në fund të fundit i tilli thotë me vete se edhe ata edhe ne jemi njerëz!!
E Imam Shafi’u sikur të na fliste për këtë kohë kur thoshte: “Njerëzit nuk janë bërë injorantë veçse kur u mjaftuan me mendjen -dijen e tyre dhe e shpërfillën dijen e dijetarëve.”
Nëse mundemi që vetëm një orë të lexojmë për jetën e ndonjërit prej tyre, besoj na mjafton për ta kuptuar dallimin e thellë që e kemi me ta!!!

Prof. Driton Arifi

Exit mobile version