Ballina Jeta Shëndetësi Vetitë kuruese të arrave, ja sëmundjet që shërojnë

Vetitë kuruese të arrave, ja sëmundjet që shërojnë

Arrat janë frutat të cilat ju ndihmojnë kundër anemisë, tek impotenca, te problemet e gjëndrës tiroide, tek ulçera e lukthit.Arrat janë burim i vërtetë i shëndetit, plot antioksidues dhe lëndë ushqyese. Nga kjo pemë ushqyese mund të bëni specialitete të kuzhinës, por edhe përgatitje shëruese, të cilat e ruajnë shëndetin tuaj gjatë tërë vitit.Arrat me mjaltë për shërimin e impotencës.

Arrat janë një afrodiziak natyror, meqë përmbajnë vitaminat B1 dhe B2, të cilat organizmit i japin energji, si dhe elementet vitale, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e gjëndrave. Janë të pasura me zink, i cili është i rëndësishëm për aktivitetin seksual dhe për punën e prostatës. Në kombinim me mjaltë, veprimi i arrave vetëm sa vjen e shtohet. Në përqindje të njëjta përzieni arrat e bluara me mjaltë të gështenjave dhe konsumoni tri herë në ditë nga tri lugë. Për ta arritur efektin e dëshirueshëm, ky “mjekim” duhet të zgjasë 20 deri 30 ditë.Përzierja kundër anemisë

Me këtë përzierje mundeni aneminë dhe lodhjen e tepërt. Përgatiteni një përzierje nga gjysmë kilogrami mjaltë të livadhit, gjysmë kilogrami arra të bluara dhe një limon. Përzieni të gjitha mirë e mirë dhe konsumoni një lugë çdo 3-4 orë.Qumështi i arrave kundër ulcerës

Qumështi i arrave është ilaç i cili përshpejton shërimin e ulcerës në lukth. Për përgatitjen e qumështit, përvëloni 20 gramë të arrave të bluara me 2 decilitra ujë të valë. Tundeni mirë e mirë, kullojeni dhe shtoni një lugë të madhe mjaltë. Para buke konsumoni 5-6 lugë të vogla të qumështit të arrave.Arrat e gjelbra për gjëndrën tiroide

Arrat e reja, të gjelbra, janë të pasura me elementet kryesore përbërëse të hormoneve të gjëndrës tiroide, me jod dhe tirozinë. Ky preparat nga arrat e gjelbra është shumë i popullarizuar për shërimin e hipotireozës. Në përqindje të njëjtë përzieni arrat e gjelbra (sa kokrra e lajthisë) të bluara, me mjaltë. Leni në vend të errët për 30 ditë. Merreni 1 lugë të vogël në ditë.Tinktura e arrave kundër tumoreve

Imtësoni 150 g të rrënjës së valerianës, 50 g arrëmyshk dhe 50 g sytha të mështeknës, qitini gjysmë litri vodkë apo raki, e më pas shtoni 150 g gëzhoja të gjelbra të arrave. Lërini që të rrinë dhjetë ditë në vend të thatë. Merrni 15 pika të tinkturës në 1 dcl uji, tri herë në ditë, gjysmë ore para buke.Çaj për pastrimin e gjakut

Çaji nga gjethet e reja të arrave përdoret si preparat për pastrimin e gjakut. Është efikas edhe kundër diabetit, sëmundjeve të lëkurës, hemorroideve, parazitëve, etj. Pasi që t’i mblidhni, gjethet duhen tharë. Përgatiteni çajin në këtë mënyrë: dy lugë të gjetheve të thara mbuloni me 2 dcl të ujit të ftohtë dhe zieni për 5 minuta. Lëreni enën të mbuluar 15 minuta dhe më pas kullojeni. Gjatë ditës mund të pini 2-3 filxhanë.

Exit mobile version