Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vret të bijën pasi ishte në lidhje me një musliman, dhe donte...

Vret të bijën pasi ishte në lidhje me një musliman, dhe donte të konvertohej

Autoritetet izraelite kanë arrestuar një burrë që e kishte vrarë vajzën e tij adoleshente, pasi kishte zbuluar se e bija ishte në lidhje me një djalë musliman. Babai ishte i fesë së krishterë, dhe mohonte kategorikisht këtë lidhje.

Siç raportohet në gazetën izraelite Haaretz, Sami Karra akuzohet për vrasjen e vajzës së tij 17-vjeçare Henriette, pasi vajza u largua nga shtëpia, për shkak të kundërshtimit të familjes ndaj romancës së saj me një musliman.

Ajo thuhet se u largua nga shtëpia dy javë para se të vdiste, pasi familja e kërcënonte me vdekje.

Pasi ajo kishte lënë shtëpinë e familjes, ajo u fsheh në shtëpinë e nënës së të dashurit të saj. Familja e saj vazhdoi të përdorte kërcënime, këtë herë kundër nënës së tij, në përpjekje për ta kthyer në shtëpi.
Më pas, ajo kishte qëndruar edhe në shtëpinë e një shoku.

Ditën kur ajo vdiq, ajo i tha një të afërmi sepo planifikonte të konvertohej në Islam, lajm i cili i mbërrijti babait të Henriette, dhe ishte i mjaftueshëm për ta kryer aktin barbar ndaj së bijës. /MESAZHI/

 

Exit mobile version