Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vriten dy palestinezë nga sulmet izraelite në Gaza

Vriten dy palestinezë nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën dy palestinezë janë vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit në Rripin e rrethuar  të Gazës, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Në një tjetër sulm, 25 palestinezë, përfshirë edhe një fëmijë 6 mujor, u plagosën gjatë sulmeve të kryera të premten mbrëma.

Dr. Ashraf al-Qidra, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, tha për mediat lokale se trupat e dy luftëtarëve të Hamasit u gjetën në agim në jug të qytetit të Gazës. Ata ishin pjesë e krahut të armatosur të Brigadave Qassam.

Luftëtarët u identifikuan si Mahmoud al-Atal, 28-vjeç dhe Mohammed Safadi, 30 vjeç. Sulmet ajrore izraelite nisën pas dyshimeve të hedhjes së raketave nga territori palestinez.

Një prej raketave thuhet se është kapur nga sistemi mbrojtës raketor i Izraelit, i ndërtuar nga SHBA, mbi qytetin jugor izraelit të Sderot, ndërsa i dyti nuk arriti territorin izraelit.

Një raketë e tretë, thuhet se u qëllua nga Gaza dhe shpërtheu në Sderot, sipas të përditshmes izraelite Haaretz. Asnjë viktimë nuk u raportua nga sulmet./Ora News.tv/

Exit mobile version