Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vuçiç kërkon fitoren e zgjedhjeve presidenciale që në raundin e parë

Vuçiç kërkon fitoren e zgjedhjeve presidenciale që në raundin e parë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dëshiron të sigurojë një mandat të dytë në detyrë të dielën me një fitore të qartë që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

“Çdo rezultat tjetër më pak se 60% do të ishte një dështim”, deklaroi ai për transmetuesin privat TV Hepi.

”Do të isha shumë i trishtuar dhe shumë i pakënaqur për çdo rezultat nën 60% dhe nuk do ta fshihja dot”, theksoi Vuçiç.

Zgjedhjet presidenciale fitohen nga kandidati që merr më shumë se 50% të votave në raundin e parë.

Nëse kjo nuk ndodh, dy kandidatët e parë do të kalojnë në balotazh.

Sfidanti më i fortë i Vuçiçit është kandidati i opozitës, Zdravko Ponos, i cili bëri emër si reformator i forcave të armatosura serbe.

Vuçiç ka qenë zëvendëskryeministër nga viti 2012 në 2014 dhe kryeministër nga 2014 në 2017.

Baza e tij e pushtetit është partia nacionaliste SNS, të cilën ai e kryeson gjithashtu si president.

Të dielën, Serbia do të zhvillojë gjithashtu zgjedhje të parakohshme parlamentare si dhe zgjedhje lokale në disa qytete, përfshirë Beogradin.

Partia presidenciale SNS është qartësisht përpara në sondazhe. /atsh

Exit mobile version