Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vuçiq do të japë dorëheqje “pasi t’i shpallë zgjedhjet parlamentare” në Serbi

Vuçiq do të japë dorëheqje “pasi t’i shpallë zgjedhjet parlamentare” në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i tij disa ditë pasi t’i shpallë zgjedhjet parlamentare.

“Po i paraqes gjërat ngadalë. Unë duhet që, në cilësinë e presidentit të Republikës, të shpall zgjedhjet parlamentare, pastaj do të kalojnë disa ditë dhe më pas do të jap dorëheqje”, tha Vuçiq për mediet lokale.

Vuçiq tha se nëse bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij shprehin dëshirën që ai të jetë kandidat për kryeministër, ai nuk do ta zhvillojë fushatën nga pozita e presidentit të shtetit, por nga pozita e një qytetari të zakonshëm.

“Dua të tregoj se mund të kem të njëjtat kushte si të gjithë të tjerët, të luftoj dhe të fitoj”, tha ai.

I pyetur nëse është lodhur për një tjetër “garë”, Vuçiq u përgjigj se do të gënjente nëse do të thoshte se nuk është lodhur fare, duke shtuar se do të gënjente gjithashtu nëse do të thoshte se nuk ka më energji, pasi ka përgjegjësi ndaj fëmijëve të tij.

“Kam një lloj përgjegjësie edhe ndaj djalit të vogël me të cilin kaloj pak kohë si dhe ndaj këtyre dy fëmijëve të rritur që kanë mbetur pa nënë dhe unë nuk u kam ofruar mbrojtje. Dhe kjo më ka ndryshuar në një farë mënyre. Më ka ndryshuar në kuptimin e emocioneve që janë jashtëzakonisht negative ndaj atyre që i kërcënuan, që nga bombardimi me uranium të varfëruar e deri te lloj-lloj sjelljesh të shfrenuara që i bëjnë në vila në Berlin”, tha ai.

Exit mobile version