Ballina Sport Futboll Williams refuzon kalimin tek Aston Villa

Williams refuzon kalimin tek Aston Villa

Sulmuesi i krahut, Nico Williams, ka refuzuar largimin nga Athletic Bilbao për t’u transferuar në Angli te skuadra e Aston Villas, ka njoftuar “AS” të mërkurën. Bëhet e ditur se Aston Villa kishte arritur marrëveshje me ekipin spanjoll për transferimin e 20-vjeçarit, i cili në fund nuk është bindur nga oferta e anglezëve.

Aston Villa kishte pranuar të paguante 50 milionë euro për Nicon, të cilit i kishte ofruar pagë vjetore prej 150 mijë eurosh. Megjithatë, Nico ka preferuar të mbetet te Bilbao të paktën deri në fund të sezonit.

Ai ka kontratë deri në vitin 2024 me ekipin spanjoll, për të cilin këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 4 asistime në 22 ndeshje të luajtura. Nico ka edhe shtatë ndeshje e një gol të realizuar për Spanjën.

Exit mobile version