Ballina Lajmet Kosovë Xhabir Zharku ndodhet në Kosovë (FOTO)

Xhabir Zharku ndodhet në Kosovë (FOTO)

Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut tashmë ndodhet në Kosovë. njofton Klan Kosova.

Lajmin për kthimin e ish-kryetarit të Kaçanikut  i cili kishte ikur nga Kosova pasiqë ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare  e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Nasim Haradinaj.

Ai për momentin bashkë me dy shokët e tij ndodhet në një restorant në dalje të Ferizajt.

” Halil Demaj dhe Nasim Haradinaj, dy shokët e tij më të mirë e kanë pritur. Nuk është në gjendje me fol më shumë. Kemi ardh ligjërisht jo nëpër bjeshkë. Njeri ka ardhur prej Suedisë dhe ka nevojë me pushu. Nuk po do me u prononcu sot për media, ka me pas prononcime tjera. Jemi te restaurant “Parku[ dhe po Xhabiri tash e ka ndërmend me shku në Kaçanik “, tha Haradinaj.

Xhabir Zharku është kthyer në Kosovë pasi ka kaluar koha e parashkrimit të lëndës në rastin ku akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Exit mobile version