Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut tashmë ndodhet në Kosovë. njofton Klan Kosova.
Lajmin për kthimin e ish-kryetarit të Kaçanikut i cili kishte ikur nga Kosova pasiqë ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Nasim Haradinaj.
Ai për momentin bashkë me dy shokët e tij ndodhet në një restorant në dalje të Ferizajt.
” Halil Demaj dhe Nasim Haradinaj, dy shokët e tij më të mirë e kanë pritur. Nuk është në gjendje me fol më shumë. Kemi ardh ligjërisht jo nëpër bjeshkë. Njeri ka ardhur prej Suedisë dhe ka nevojë me pushu. Nuk po do me u prononcu sot për media, ka me pas prononcime tjera. Jemi te restaurant “Parku[ dhe po Xhabiri tash e ka ndërmend me shku në Kaçanik “, tha Haradinaj.
Xhabir Zharku është kthyer në Kosovë pasi ka kaluar koha e parashkrimit të lëndës në rastin ku akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare.








