Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zelensky votohet si njeriu më me ndikim në revistën “TIME”

Zelensky votohet si njeriu më me ndikim në revistën “TIME”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kryesuar sondazhin e vitit 2022 të “TIME 100”, në të cilin lexuesit votojnë se kush duhet të jetë në listën e revistës për njerëzit më me ndikim të vitit.

Gjithsej 3.3 milionë vota u hodhën nga publiku, me 5% të votuesve që emëruan presidentin Zelensky si figurën kryesore publike të vitit 2022, raporton BBC të premten.

Më parë presidenti Zelensky tha për TIME se shumë njerëz në mbarë globin e kanë ndjekur nga afër gjatë gjithë konfliktit.

“Ju e kuptoni se ata po shikojnë. Ti je një simbol. Ju duhet të veproni ashtu siç duhet të veprojë kreu i shtetit”, ka thënë Zelensky për TIME.

Elon Musk, pronari i ri i Twitterit, njëherësh themelues i Teslas dhe SpaceX, doli në vendin e dytë me 3.5% të votave dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson pasoi vendin e tretë me 3.4% të votave të publikut. /koha

 

Exit mobile version