Ballina Sport Zeneli: Golin ia dedikoj Vokrrit

Zeneli: Golin ia dedikoj Vokrrit

Kosova ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” kanë shënuar fitore të pastër ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve.

Kosova triumfoi 2:0, ku dy golat i gjeti në pjesën e dytë , përcjellë “Lajmi.net”.

“Jam shumë i lumtur për golin, sigurisht që atë ia dedikoj Fadil Vokrrit”, deklaroi Zeneli për Supersport.

“Kemi qenë në disa momente pak nervoz, mirëpo ne e kontrolluam ndeshjen gjatë gjithë kohës”.

“Ngadalë u futëm në lojën tonë dhe ia dolëm të marrim tri pikë”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Exit mobile version