Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës nga ora 11:00.
Pikat kryesore do të jenë certifikimi i grupit të tretë të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në grupin e tretë, në rend dite për certifikim janë 41 subjekte politike (27 iniciativa qytetare) me gjithsej 444 kandidatë (25 kandidatë për Kryetarë Komune dhe 419 për Kuvende Komunale
