Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zjarrvënie në një shkollë private për fëmijët myslimanë

Zjarrvënie në një shkollë private për fëmijët myslimanë

Shkolla private “Alsalamskolan”, ku arsimohen fëmijët myslimanë në qytetin Orebro të Suedisë, është përfshirë nga zjarri.

Drejtori i shkollës, Hussein Aldaodi, tha në një deklaratë për televizionin shtetëror suedez “STV” se kamerat e sigurisë kanë regjistruar dy persona, të cilët shihen duke i vënë zjarrin shkollës.

“Në pamje shihet se dy persona të maskuar thyejnë xhamin në katin e poshtëm të shkollës dhe hedhin brenda saj lëndë djegëse. Pamjet ia kemi dorëzuar policisë. Ngushëllimi ynë i vetëm është që në shkollë nuk ishte askush duke qenë se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit”, tha Aldaodi.

Policia kreu inspektimet e nevojshme në shkollë dhe filloi hetime lidhur me incidentin. /trt

Exit mobile version