Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Parlamenti francez miraton projektligjin e debatueshëm për vdekjen e asistuar

Parlamenti francez miraton projektligjin e debatueshëm për vdekjen e asistuar

Deputetët francezë kanw votuar për miratimin e një projektligji që vendos të drejtën për vdekje të asistuar, pas vitesh debatesh, transmeton Anadolu.

Transmetuesi BFMTV raportoi se Asambleja Kombëtare votoi për krijimin e së drejtës për vdekje të asistuar për disa të rritur, nën kushte të rrepta, pas vitesh mosmarrëveshjesh dhe ndryshimesh të bëra në projektligj.

Deputetët e miratuan projektligjin me 291 vota pro dhe 241 kundër. Ai ishte rrëzuar më parë tre herë nga Senati, dhoma e lartë e parlamentit francez.

Kryeministri Sebastien Lecornu pritet të dërgojë pjesë të projektligjit në Këshillin Kushtetues për shqyrtim, përpara se ai të hyjë në fuqi si ligj.

Projektligji do të lejojë vdekjen e asistuar për të rriturit që vuajnë nga një sëmundje “e rëndë dhe e pashërueshme”, e cila rrezikon jetën dhe ndodhet “në fazë të avancuar ose terminale”.

Ai do të zbatohet vetëm në rastet kur sëmundja u shkakton pacientëve vuajtje të vazhdueshme fizike ose psikologjike, të padurueshme ose rezistente ndaj trajtimit.

Vdekja e asistuar është tashmë e ligjshme në afro një duzinë vendesh evropiane, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe Holandën.

Exit mobile version