Ballina Jeta Shëndetësi 23 punëtorë të Intensives në QKUK dyshohen për koronavirus, futen në vetizolim

23 punëtorë të Intensives në QKUK dyshohen për koronavirus, futen në vetizolim

Dy ekipe të stafit të Intensivës qendrore janë futur në vetizolim.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimit të mëposhtëm.

“Një paciente e shtruar në Mjekimin Intensiv të QKUK-së ka rezultuar ditën e diele pozitiv në SARS-COV-2. Me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit, ndërrimi i ditës së diele i Klinikës së Anesteziologjisë dhe ndërrimi i ditës së shtune, i kësaj klinike: 5 mjekë, 14 infermierë, 2 higjienistë dhe 2 bartës, janë futur në vetizolim, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së. Të njëjtëve, do t’u bëhen testet gjatë javës për SARS-COV-2, derisa pacientja, të dielën është shtruar për Mjekim në Klinikën Infektive. Shërbimi mjekësor në Klinikën e Mjekimit Intensiv, vazhdon , pasi që menaxhmenti aty ka riorganizuar ekipet e tjera me qëllim që shërbimi të mos mbetet pa personelin e nevojshëm për ofrim të shërbimeve mjekësore për pacientët”, thuhet në njoftimin e tyre.

Exit mobile version