Ballina Arritje 3 pyetje që duhet t’i bëjnë vetes njerëzit që duan sukses

3 pyetje që duhet t’i bëjnë vetes njerëzit që duan sukses

Në çdo rast; për të pasur një biznes më të mirë, një trup më të shëndetshëm, një lidhje të fortë apo të gjitha më sipër, njerëzit kërkojnë përherë mënyra për t’u përmirësuar.

Lajmi i mirë është se çdokush ka mundësi të krijojë një cilësi jete më të mirë, thotë sipërmarrësi dhe autori Tony Robbins, duke bërë këto tri pyetje…

1.Në çfarë do të fokusohemi?
Njerëzit kanë tendencën të fokusohen në atë çka mungon prej jetës së tyre, thotë Robbins. Kjo nuk është megjithatë diçka domosdoshmërisht e keqe – është e rëndësishme, kur dëshiron të bësh një ndryshim, me kusht që të bëhet përgjatë një rrugëtimi të vazhdueshëm. Si mund të ndihesh kur fokusohesh gjithmonë në atë se çfarë ju mungon. Kjo do të ishte e tmerrshme.

2. Çfarë kuptimi do t’i japim gjërave?
“Kuptimi që i jepni ngjarjeve, marrëdhënieve dhe rezultateve përcakton se si ndiheni”, shpjegon Robbins.
Duke krijuar një drejtim pozitiv dhe fuqizues për jetën, ju mund ta ndryshoni efektivisht rezultatin e saj.

3. Çfarë do të bëjmë?
“Dija nuk është forcë, por potencial force,” thotë Robbins. Vënia në jetë e saj kërkon dije praktike. Shumë njerëz kërkojnë dhe frymëzohen për të bërë ndryshime të rëndësishme në jetë, dhe pastaj ndalen aty. Mos u ndal vetëm duke i dëshiruar arritjet, por realizoji ato!/Mesazhi/

Exit mobile version